Tiranë – Berisha, jemi shtet ligjor, opozita të përfitojë

Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha lidhur me krizën aktuale politike në vend, gjatë një konference për shtyp, me kryeparlamentarin italian, Gianfranco Fini, duke pohuar se kanë biseduar së bashku edhe për gjendjen politike në Shqipëri. “E sigurova Finin se qeveria mbetet e vendosur të respektojë të drejtën kushtetuese të forcave politike dhe qytetarëve për të protestuar në mënyrat që ajo vlerëson si më të përshtatshme”, tha lidhur me një fakt të tillë, kryeministri Berisha. Duke shtuar se “mbetet i hapur për zgjidhje kushtetuese dhe ligjore për transparencë të plotë të çdo procesi në këtë vend”.

Advertisement