Shqipëri – Moti sot, 22 Prill 2010

Pjesa e dytë e ditës parashikohet të vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit deri në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare do të mbetemi edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë pothuajse konstante në mëngjes ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 26 km/h nga drejtim Jugperëndimor dhe kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë i ulët.

Advertisement