Shqipëri – Moti sot, 11 Maj 2010

Mesdita do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, më të dukshme këto në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe në pjesën e dytë të ditës ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të mbeten prezent deri në orët e vona të mbrëmjes ku i gjithë territori shqiptar do të karakterizohet nga kthjellime. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, më e ndjeshme në zonat malore por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 26 km/h nga drejtim Jugor – Jugperëndimor dhe për pasoje dallgëzimi në det do të jetë i ulët.

Advertisement