Shpërthejnë nervat e Johnny Depp, shkruan në pasqyrë akuza për tradhëti

Konflikti mes Amber Heard dhe Johnny Depp sa vjen e shpërsohet.
Amber Heard me sa duket ka përfshirë edhe disa foto në dosjen e saj ligjore për procesin e divorcit nga Johnny Depp.
30-vjecarja pretendon se Depp ka prerë gishtin e tij dhe më pas e ka lyer me bojë dhe ka shkruar në pasqyrë akuza se ajo e tradhëtonte.
Ai ka shkruar “Protagonistë”, “Billy Bob” dhe “Kujdes Amber” duke e akuzuar aktoren se kishte një lidhje me 61-vjecarin Billy Bob Thornton.
Sipas dëshmisë së Heard, Depp ishte i pirë dhe kishte konsumuar edhe ekstazi.
Ndërkaq Billy Bob Thornton i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke i quajtur ato të sajuara.