Një nënë shembullore si Argjentina

Ka vetëm dy muaj që kur Argjentina Ramosaj solli në jetë djalin Noah. Që prej asaj dite në çdo foto të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja nuk heziton të shprehet se ndihet e bekuar.

Ardhja në jetë e Noah e ka mbushur me gëzim familjen e re.

Advertisement

Foto më e fundit e publikuar në Instagram nga këngëtarja është pikërisht kjo, në të cilën ajo shkruan: “Lumturia ime, jeta ime”.

Përveç komenteve përgëzuese për vogëlushin, nuk kanë munguar komplimentet edhe për Argjentinën, e cila pas lindjes duket në top formë.