Kur vjen puna për zgjedhjen e këpucëve të Vjeshtës dhe Dimrit, ekziston një pafundësi mundësish për zgjedhje.
Por këtë sezon këto janë 4 modelet e këpucëve të stileve të ndryshe që jo vetëm janë në modë, por janë edhe të bukura dhe kombinohen me cdo veshje.
- Këpucë me thekë
Detaji i thekëve në këpucë i jep menjëherë një pamje më në stil boho. Zakonisht këto lloj këpucësh mund të vishen me xhinse për një pamje shumë casual. -
Cizmet mbi gju
Sekreti për tu dukur gjithnjë bukur me cizmet mbi gju është të dish të balancosh veshjen. Për shembull, një pulovër e gjërë e kombinuar me këo cizme do të dukej shumë bukur. -
Këpucë me takë dhe lidhëse
Lidhëset i japin këpucëve një pamje tjetër. Nëse i kombinon me ndonjë fustan të thjeshtë me ngjyrë neutrale, ke arritur pamjen e duhur. -
Cizme të shkurtra kamoshi
Këto lloj cizmesh zakonisht përcjellin një ndjesi si të viteve ’70, aq më tepër nëse i kombinon me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me xhaketë të vogël xhins.

