Kylie Jenner flet për herë të parë për Jordyn Woods pas skandalit të tradhëtisë

Skandali i bujshëm i tradhtisë së Tristan Thompson me mikeshën e ngushtë të Kylie-t, Jordyn Woods, mbushi mediat e huaja për gati dy muaj me rradhë. Si rezultat motrat Kardashian nuk bënë asgjë kundrejt Jordy-t, vetëm u mjaftuan me faktin e uljes së çmimeve të produkteve të saj kozmetike.

Linja e produkteve të kozmetikës “Jordy Lip Kit” pati një ulje drastike të çmimeve dhe të gjithë menduan se pas kësaj fshihej Kylie, mirëpo 21-vjeçarja ka folur për herë të parë lidhur me këtë, duke sqaruar gjithçka.

Advertisement

Nuk është në karakterin tim. Nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë dhe kur e pashë që çmimet ishin ulur, u befasova!”, ka deklaruar Kylie, e cila ende vazhdon të mos ketë asnjë kontakt me ish-mikeshën e saj.

Nga ana tjetër duket se Jordyn nuk e ka fare problem këtë pjesë, pasi siç shihet në rrjetet sociale po jeton jetën në maksimum, pas famës së marrë nga skandali.

/News31.al/