Kim Kardashian flet për Kanye West: Futet në dhomë dhe më ulëret

Kim Kardashian dhe Kanye West janë një ndër çiftet më të komentuara të show-bizit. Ajo që kemi kuptuar nga deklaratat e tyre është se ata rrallë herë janë në një mendje me njëri tjetrin, por gjithsesi duket se dashuria i mban bashkë dhe sheshon diferencat mes tyre. Kim Kardashian deklaroi se një prej gjërave për të cilat bashkëshorti nuk bie dakord me të, janë truqet e ndryshme të make-up-it, që përdoren për të theksuar apo sfumuar tipare të caktuara të fytyrës.

Kim Kardashian i tha “People” se bashkëshorti i saj, Kanye West herë pas here, hyn në dhomën ku ajo bën make-up-in dhe ulëret: “Çfarë bën? Kjo nuk është forma e buzëve të tua!”

Advertisement

Ajo tregoi se Kaney West është pro bukurisë së saj natyrale dhe i urren eksagjerimet, por i duhet të pajtohet me zgjedhjet e saj, njësoj siç bën Kimi.

“Ai  e urren gjithashtu faktin që nuk qesh kur pozoj, por unë nuk dua të më krijohen rrudha. Njerëzit presin nga unë të jem perfekte, ndaj duhet të kujdesem më shumë se te tjerët”, tha ndër të tjera Kim Kardashian.

/Opinion/