Probleme për këngëtaren e famshme irlandeze Sinead O’ Connor. Ajo ka publikuar një video 12 minutëshe ku pranon se ka tendenca vetëvrasëse dhe se jeton në një motel në Nju Xhersi.

Këngëtarja 50-vjeçare ka postuar klipin në Facebook javën e kaluar duke rrëfuer se po lufton të qëndrojë gjallë përditë.

Advertisement

Teksa shfaqet e ulur në krevatin e hotelit në Hackensack, nëna e katër fëmijëve thotë: “Tani jetoj në motelin Travelodge në fund të Nju Xhersi. Jam vetëm”.

“Nuk kam asnjë në jetën time, përveç doktorit tim, psikiatrit tim, njeriu më i ëmbël në botë, i cili thotë se jam heroi i tij, dhe kjo është absolutisht e vetmja gjë që më mban gjallë në këtë moment… dhe kjo është patetike. Dua që të dinë të gjithë se çfarë është, prandaj po e bëj këtë video. Sëmundja mendore është si droga, nuk do tia dish se kush je, dhe çfarë është më e keqja, është stigma, as nuk do tia dijë se kush je. Papritur të gjithë njerëzit që mendoje se të donin dhe kujdeseshin për ju, të trajtojnë si një copë m…. është si një gjueti shtrigash”, rrëfen këngëtarja e “Nothing Compares”.