Shkrin dhjamin dhe detoksikon sistemin tretës, dieta 3 ditore me mollë jeshile që po bën namin në rrjete sociale

’Një mollë në ditë mban mjekun larg për një ditë”, nuk dimë t’ju them me siguri sa e vërtetë është kjo shprehje, por që molla është një minierë vlerash ushqyese këtë e dinim prej kohësh, si dhe na e konfirmojnë gjithmonë e më shumë studimet e ndryshme. E pasur me vlera të shumta ushqyese si antioksidantë, vitamina, fibra natyrale, minerale etj, molla është pa diskutim aleati më i mirë për shëndetin, sidomos ajo jeshile.

Konsumi i përditshëm i mollëve ul ndjeshëm nivelet e kolesterolit të keq (LDL) në gjak, parandalon formimin e pllakave në arterie dhe oksidimin e venave, redukton veprimin e radikaleve të lira në organizëm, mbron trurin nga plakja e parakohshme cerebrale etj. Por molla, sidomos ajo jeshile ka një veprim të shkëlqyer detoksikues, duke pastruar brenda tre ditësh sistemin tretës. Si rrjedhojë do të ndiheni më të lehtë, më të shfryrë dhe do të shpëtoni nga problemet si konstipacioni (kapsllëku). Këshillohet që gjatë këtij programi detoksikues të shmangni laktozin, sheqerin e përpunuar dhe yndyrën shtazore. Më poshtë Living ju njeh me një shembull regjimi, që duhet ndjekur me përpikmëri për tre ditë.

Advertisement

MËNGJESI

Opsioni i parë: 1 gotë ujë i vakët me limon, 1 vezë e zier, 2 biskota integrale dhe 1 mollë jeshile

Opsioni i dytë: 1 omletë me dy vezë dhe perime, 1 mollë jeshile dhe 1 filxhan kafe pa sheqer

DREKA

Opsioni i parë: Sallatë me perimet e stinës ( sidomos jeshillëqe si spinaqi, rukola), një fileto pule e gatuar në zgarë dhe 1 mollë jeshile.

Opsioni i dytë: Perime të ziera (karota, lulelakër, brokoli), nuk lejohen patatet pasi kanë në përmbajtjen e tyre sheqer,  1 racion mish viçi i gatuar pa yndyrë dhe 1 mollë jeshile

Opsioni i tretë: 1 racion peshk, sallatë jeshile dhe 1 mollë.

DARKA

Opsioni i parë: Sallatë me panxhar, karotë, hudhër dhe selino, plus mollë jeshile.

Opsioni i dytë: Sallatë me ton dhe oriz integral, dhe 1 mollë jeshile

Opsioni i tretë: Supë me lakra të egra dhe misër të zier, 2 mollë jeshile.

Shënim: Racionet e mësipërme nuk duhet të kalojnë masën e 100 gramëve.

/Living/