Aktorja e famshme i jep fund beqarisë!

Aktorja Jennifer Lawrence është martuar me Cooke Maroney në Rhode Island; të paktën kështu deklarojnë disa nga mediat kryesore.

Dasma u zhvillua në një vilë luksoze dhe u mbajt në fshehtësi të madhe deri ditën e dasmës. Në ceremoni morën pjesë yje të shumtë të Hollywood-it, përfshirë Emma Stone, Amy Schumer, Adele, Sienna Miller, Cameron Diaz, Kris Jenner …

Gjithsej ishin 150 të ftuar. Jennifer mbajti veshur një fustan nusërie nga Dior.

Ju kujtojmë se çifti u fejua shkurtin e këtij viti.

/TopChannel/