Në lumin Shkumbin një djalë 14-vjeçar është mbytur. 14-vjeçari ishte duke u larë në lumë me vëllanë e kushëririn.

shkumbin

Advertisement

Dy djemtë e tjerë nuk arritën ta shpëtonin dot 14-vjeçarin e mituri banues në Hotolisht. Policia e Elbasanit bën me dije se i mituri me inicialet K.A., 14 vjeç banues në fshatin Hotolisht të Librazhdit, ka qenë duke u larë në lumin Shkumbin, së bashku me vëllain dhe kushuririn e tij. Ndërsa këta dy të fundit kishin tentuar ta shpëtonin, nuk ia kanë dalë, pasi 14-vjeçari kishte pirë mjaft ujë dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor u dërgua menjëherë në vëndngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.