Shkëlqimi dhe rënia e Meghan dhe Kate, ja kush është nusja e preferuar e mbretëreshës Elizabeth

Në një kohë kur Kate Middleton po përgatitit terrenin për të qenë ajo mbretëresha e ardhshme e britanikëve, tërheqja e Meghan Markle nga detyrat si dukeshë dhe largimi drejt Kanadasë ishte pengesa e fundit për të, të gjithë me siguri mendojnë se është ajo nusja e preferuar e Elizabeth, por ja që është krejt e kundërta.

Një burim i familjes mbretërore ka zbuluar se pas gjithçkaje që ka ndodhur, mbretëresha 93-vjeçare ka humbur besimin tek çdokush, por jo tek nusja e djalit të saj të fundit, princit Edward, dukesha e Wessex Sophie Rhys-Jones. Ndryshe nga princi Charles dhe e ndjera Lady Diana,  fëmijët e tjerë të mbretëreshës, përjashtuar princin AndreW dhe skandalet e tij seksuale, kanë zgjedhur të mos jenë shumë në qendër të vëmendjes mediatike, ndaj për ta dihen ndoshta pak gjëra. Ndaj lakimi i emrit të dukeshës Sophie ka shkaktuar habi tek të gjithë.

/Living/