Shkatërrimi po vjen!

    Sipas NASA rrjetet tona informatike dhe elektrike mund të shkatërrohen nga piku aktivitetit yjor, i parashikuar të ndodhë vitet e ardhshme. Jo rastësisht u hap Forumi mbi Klimën Diellore promovuar nga Nasa, ku protagonist do të jetë pikërisht piku i aktivitetit yjor. Sipas Richard Fisher, shkencëtar i NASA-s “shoqëria jonë teknologjike ka zhvilluar një ndjeshmëri të lartë ndaj stuhive diellore të paprecedentë”. Jemi të varur nga apraturat elektronike. Vala e grimcave mund të ç’orientojne madje dhe rrëzojë satelitët. Kështu në një hark të vogël kohor mund të mbetemi në errësirë, pa energji elektrike e pa komunikim. “Shenja e parë e rrezikut do të vinte kur rrezatimi të fillojë të ndërpresë sinjalet radio dhe paisjeve të tjera që punojnë me GPS. Dhjetë apo njëzet minuta më vonë, satelitët komerciale që transmetojë biseda telefonike, televizion dhe informacion të çfarëdo lloji praktikisht do të fshiheshin”,- tha Tom Bogdan, një shkencëtar i cili ka zhvilluar një model matematik për të përfaqësuar atë që mund të ndodhë pas pak vitesh.

    Advertisement