Lamborghini Huracan RWD dhuruar Papa Françeskut është shitur në ankand për 715.000 dollarë.

Makina doli në shtëpinë e ankandit në RM Sotheby në Monte Karlo, Monako. Papa Françesku mori çelsat e makinës në nëntor të vitit 2017, por menjëherë e nxorri atë në shitje. Para ankandit, supermakina italiane pritej të shitej rreth 303.000- 425.000 dollarë, por oferta përfundimtare ishte shumë lart. Të ardhurat nga makina do të jepen për bamirësi.

Advertisement

Kryesisht do të shpenzohen për rindërtimin e komuniteteve të krishtera në Irak, do të shkojnë për ograniztata bamirëse për femrat e trafikuara dhe për organizatat që ofrojnë kujdes mjekësor në Afrikë.