Shenjat e para të shtatzanisë

Veshur me një pallto të hollë me mëngë treçerkshe, Kate Middleton ka shfaqur shenjat e para të pranverës por edhe të shtatëzanisë. Dukesha e Cambridge-it është ndalur në Windsor Castle në prag të festimeve për ditëlindjen e 87-të të mbretëreshës Elizabet. 31 vjeçarja që do të bëhet nënë në muajin korrik, është parë për herë të parë me barkun e madh, aq sa të gjithë filluan të hidhnin dyshime se po limiton ushqyerjen e saj për të ruajtur linjat trupore. Gjatë këtij eventi nëna e ardhshme u ndal për të folur më shumë me të pranishmit, dhe sigurisht që nuk i kurseu buzeqeshjet e saj. Fëmija që do të lindë bashkëshortja e princit William do të jetë trashëgimtari i fronit mbretëror në Angli.

Advertisement