Jo duhan, shumë lëvizje, dietë të ekuilibruar, kolesterol, tension dhe glicemi nën kontroll. Këto janë këshillat që dëgjojmë shpesh nga mjekët, por që asnjëherë nuk i zbatojmë me përpikmëri e më pas zemra vuan pasojat. Por si mund të arrisim në një shëndet kardiovaskular ideal? Në ndihmë n’a vjen American Heart Association që ka publikuar në versionin online të revistës CIRCULATION shtatë rregullat e arta që duhen ndjekur si dhe një test që jep mundësinë e të mësuarit në pak minuta se si e trajtojmë zemrën tonë.
“Një kërkim i kohëve të fundit, ka nxjerrë në pah se 39% e të intervistuarve mendojnë se kanë një shëndet kardiovaskular ideal, gjysma e tyre ka treguar se mjeku u ka diagnostikuar të paktën një faktor rreziku kardiovaskular. Kjo tregon se sjellje të gabuara të tipit: jetë sedentare, ushqim i çekuilibruar janë të lidhura me rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Ne synojmë që këtë shifër t’a ulim në të paktën 20% brenda 2010-ës,‐ ka thënë Clyde Yancy, Presidenti i American Heart Association. Që këtu vjen edhe nevoja për të publikuar të dhëna për popullsinë në mënyrë që të monitorojnë sjelljet e dëmshme.
Për të pasur shëndetin ideal kardiovaskular sipas specialistëve duhet:
• të mos keni pirë kurrë duhan ose të paktën t’a keni lënë që prej një viti
• të kesh BMI (masën trupore) më të vogël se 25
• të bëni të paktën 150 minuta ushtrime fizike të moderuara apo 75 minuta ushtrime intensive në javë
• të ndiqni një dietë të ekuilibruar: të konsumoni sidomos fruta, perime, cereali, peshk (të paktën 2 herë në javë) mishra pa yndyrna, ushqime me pak yndyrna, pije jo me shumë sheqer, reduktoni të paktën 1 500 miligram kripë nga konsumi i përditshëm
• t’a keni kolesterolin total më të ulët se 200 mg/dl
• t’a keni tensionin 12/8
• Gliceminë më të ulët se 100 mg/dl
“Hapi i parë është njohja e vlerave të kolesterolit, tensionit, glicemisë si dhe kuptimin e tyre. Hapi i radhës është të ndjekësh të paktën 1 nga këto 7 objektiva”,‐ ka thënë Clyde Yancy. Pra duhen zbatuar të gjitha hapat dalëngadalë. Nëse nuk arrini të viheni në dietë menjëherë filloni të lini cigaren e ndoshta të bëni më tepër aktivitet fizik.