Sipas një komunikate të lëshuar nga Jeruzalemi, “takimi mes Netanjahut dhe Obamas është zhvilluar në një klimë miqësore”. Sipas kësaj komunikate, delegacionet e dy vendeve do diskutojnë në detaje cështje të ndryshme. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje për takimin dypalësh të karakterizuar nga mosmarrëveshje të forta në lidhje me ndërtimet izraelite në lindje të Jeruzalemit.