SHBA | Presidenti Obama betohet për mandatin e dytë presidencial

Barack Obama bëri sot betimin për një mandat të dytë katërvjeçar në krye të SHBA-së, përballë një turme prej qindra mijëra personash të mbledhur në qendër të Uashingtonit. “Unë, Barack Hussein Obama, betohem solemnisht se do të përmbush me besnikëri funksionet e presidentit të SHBA-së dhe do të bëj çdo gjë të mundshme në aftësitë e mia, të respektoj, të ruaj dhe të mbroj Kushtetutën e SHBA-së”, përsëriti Obama përballë presidentit të Gjykatës së Lartë amerikane. Presidenti Obama u angazhua në fjalimin e tij të betimit se SHBA-ja do të mbajë aleanca të forta në mbarë botën dhe do të riforcojë instucionet që i mundësojnë të përballojë më mirë krizat jashtë vendit. “Askush nuk ka më shumë interes për një botë në paqe se vendi më i fuqishëm” theksoi Obama, i cili premtoi se do të mbështesë demokracinë nga Azia në Afrikë, nga Amerikat në Lindjen e Mesme. Në fjalimin solemn prej 20 minutash nga tribuna e vendosur në sheshin Capitole, Obama duke cituar tekstin e Deklaratës së Pavarësisë dhe duke përmendur reformat që synonte të ndërmerrte deklaroi për bashkëatdhetarët e tij se ”udhëtimi ynë nuk do të përfundonte nëse këto çështje nuk do të zgjidheshin”. “Udhëtimi ynë nuk do të përfundojë për aq kohë sa gratë, nënat dhe vajzat tona nuk do të mund të fitojnë jetën e tyre ashtu siç e meritojnë përpjekjet e tyre. Udhëtimi ynë nuk do të përfundojë për aq kohë sa vëllëzërit dhe motrat tona homoseksualë nuk do të trajtohen si të gjithë nga ligji”, theksoi Obama. “Udhëtimi ynë nuk do të përfundojë për aq kohë sa ne nuk do të gjemë mënyrën e duhur për të pritur imigrantët plot shpresë që e shohin SHBA-në si vendi i mundësive. Udhëtimi ynë nuk do të përfundojë deri sa të gjithë fëmijët tanë do të dinë se janë të mbrojtur nga e keqja”, shtoi ai duke përmendur në mënyrë të veçantë ngjarjen në Neëtoën, qyteti që u bë skenë e një masakre në mes të muajit dhjetor. ”Tashmë, më shumë se kurrë, ne duhet të punojmë për të gjitha këto së bashku, si një popull i vetëm”, theksoi ai nën brohorimat e turmës.

Advertisement