Tiranë | CEZ reagon: cështja e licencës në arbitrazh ndërkombëtar

alt

Kompania çeke CEZ Shpërndarje reagoi pas vendimit të sotëm të Entit Rregullator të Energjisë për heqjen e licencës, duke e cilësuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin. Në një deklaratë për mediat, e publikuar në faqen zyrtare të kompanisë, CEZ-i kundërshton heqjen e licencës së shpërndarjes së energjisë, ndërsa deklaron se do të ndërmarrë të gjitha hapat për ta dërguar çështjen në një arbitrazh ndërkombëtar. Krahas kësaj, CEZ kundërshtoi dhe vendimin për emërimin e administratorit shtetëror që do të menaxhojë kompaninë deri në momentin që qeveria shqiptare të zgjidhë konfliktin me CEZ dhe të merret një vendim i dytë lidhur me sistemin e shpërndarjes. Lidhur me këtë CEZ-i deklaron se do të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet ligjore dhe do të njoftojë qeverinë shqiptare se do të nisë arbitrazhin ndërkombëtar.

Advertisement