SHBA – Engel, Shqipëria duhet të ketë stabilitet

Kongresmeni i njohur është shprehur se, si një vend që kërkon të anëtarësohet në BE, Shqipëria duhet të ketë stabilitet. “Besoj se shqiptarët duhet ta zgjidhin vetë situatën e krijuar politike. Nuk besoj se amerikanët duhet t’u tregojnë shqiptarëve se çfarë të bëjnë. Zgjedhjet siç dihet përfunduan me rezultat të ngushtë. Shqipëria ka një sistem demokratik. Procesi demokratik funksionoi. Njëra palë sot kundërshton dhe thotë se rezultati nuk ishte i drejtë, pala tjetër thotë se ka siguruar mandatin për të qeverisur. Por këtë duhet ta zgjidhin vetë shqiptarët, jo t’u thonë amerikanët si të veprojnë”, ka pohuar Engel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -