Tiranë – Grevisti i tetë dërgohet në spital

29-vjeçari nga Përrenjasi, Klodian Rira, është transportuar mëngjesin e sotëm menjëherë drejt spital pas problemeve që ka patur në stomak. Kështu, Rira është grevisti i tetë socialist që detyrohet të largohet nga greva e urisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Edhe dje në orët e vona të mbrëmjes Socialiste është dërguar me urgjencë një grevist drejt mjediseve të spitalit, pas rëndimit të shëndetit. Grevisti i shoqëruar me barela drejt spitalit ishte Isa Arapi, rreth 40 vjeç, nga qarku i Vlorës.

Advertisement