Seti fotografik i Kylie Jenner mërzit fansat

Postimet më të fundit të Kylie Jenner në Instagram kanë sjellë pakënaqësinë e fansave.Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka postuar foto të një prej shumë seteve fotografike që ajo bën, por në vend që fansat të flisnin për flokët ose veshjen e saj pikëpyetja që u ngrit ishte nëse Kylie ka tentuar të bëhet zezake.
Në fotografinë e parë, 17 vjecarja ka falenderuar grupin me të cilin ka punuar, ndërsa në foton e dytë,por të cilën tashmë e ka fshirë, ka shkruar: “Do të doja të dukesha gjithnjë kështu.”
Menjëherë fansat në rrjete sociale e përshkruan si zezake (blackface) si dhe shfaqën pakënaqësi për fotografinë. Megjithatë ka patur edhe nga ata që kanë thënë se ajo thjesht është lyer me një make up ngjyrë argjendi.
Më pak se një orë më pas Kylie ka postuar një selfie, në shtëpi, ku tregonte trupin e saj dhe kryesisht të pasmet, por pa ndonjë shkrim shoqërues.
Por të gjitha kritikat që nuk kanë pushuar në rrjete sociale më pas e kanë detyruar Kylie-n të ndryshojë shkrimin e fotografisë së parë duke sqaruar: “Kjo është thjesht dritë e zezë dhe neona. Qetësohuni njerëz!”
Më vonë ajo ka postuar edhe një tjetër foto nga i njëjti set fotografik.

Advertisement