New Music: Rihanna | “American Oxygen”

Rihanna sjell sërish një këngë të re. Pasi kishim dëgjuar disa copëza të “American Oxygen” në disa reklama që promovojnë turneun e basketbollit NCAA, më në fund fansat e dëgjuan këngën e plotë gjatë March Madness Music Fest .
Reagimi i fansave ishte më se i kënaqur cka e ka entuziazmuar këngëtaren.
“Faleminderit Indiana! Nuk do ta harroj kurrë sa jam kënaqur me ju sonte! Keni kënduar me mua cdo fjalë!!! Më keni emocionuar shumë!”, ka shkruar ajo në Twitter.
Por kënga e re e Riri-t mund të dëgjohet, ekskluzivisht, vetëm në platformën e Jay Z, Tidal.
Po aty, edhe Beyonce ka promovuar ekskluzivisht këngën e saj më të re “Die With You”.
Ndoshta pagesa prej 10 dollarësh në muaj nuk është shumë, duke patur parasysh të gjitha këto ekskluzivitete.

https://vimeo.com/124264036

Advertisement