Sërish të lidhur, Gigi në krahët e Zayn (Foto)

Çifti i famshëm, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u ndanë në mars, por disa javë më vonë, në prill u fotografuan teksa shkëmbenin puthje pasionante.

Advertisement

Sigurisht që dyshimet për një rilidhje mes tyre vazhdonin, ata të dy tashmë dolën zyrtarisht hapur në Instagram.

Ishte Gigi ajo që postoi këtë foto në Instagram Story me mbishkrimin: “Pas festës”.

S’do mend që ato flokë dhe tatuazhe i përkasin këngëtarit.