Selena Gomez si në vitet ’60 në klipin e këngës “Back To You” (Video)

Ndërkohë që të gjithë po spekulojnë nëse kënga e re e Selena Gomez “Back To You” i referohet apo jo Justin Bieber, klipi është temë më vete.

Kjo video muzikore pasqyron qartë një frymëzim nga filmat francezë të regjisorit Jean-Luc Godard-it, ku Gomez të përshtatet në mënyrë të përkryer në rolin e një bon vivant me një garderobë elegante.

Advertisement

Kënga është kolona zanore e sezonit të dytë të serialit nga Netflix “13 Reasons Why”, ku selenna është producente ekzekutive. Në dallim nga tematika e serialit mbi vetëvrasjen, bullizmin dhe problemet e adoleshentëve, klipi i këngës duket sikur i përket një bote ideale.