Sërish album

Aktorja që ka lançuar më parë edhe albumet cover ANYWHERE I LAY MY HEAD dhe BREAK UP, thotë se albumi i tretë është në plan pasi me punën për të mëparshmit është argëtuar shumë. “Do më pëlqente shumë të bëja një album tjetër. Ende nuk kam filluar punë, por sigurisht që është një projekt i cili nuk do të anullohet për asnjë arsye. Jam kënaqur aq shumë duke punuar me BREAK UP dhe me albumin Cover te Tom Waits, sa do t’i kthehem punës në të ardhmen”. Mgjth paçka kënaqësisë me punët e kaluara, Scarlett është e bindur që në albumin e tretë do të krijojë këngë të reja të saj, dhe jo thjesht të këndojë këngët e të tjerëve. “Më pëlqen shumë të bëj covers. Jam fanse e madhe e muzikës, jam koleksionuese e saj jam një dëgjuese. Më pëlqen të bëj covers të këngëve ekzistuese se më duket sikur jam duke kënduar në dush. Me siguri këtë herë do të bëj diçka origjinale”,‐ ka thënë aktorja Scarlett.

Advertisement