Na ka ndodhur shpesh të dëgjojmë lajme nga këngëtarë të ndryshëm që për shkak të problemeve me kordat e zërit, shkëputen nga muzika për një periudhë kohe ose përgjithmonë.

Normalisht të performosh live në koncerte të mëdha, nuk është aq e thjeshtë sa duket. Ne thjeshtë duke folur na vjen një moment që lodhemi, imagjinoni sa mund të lodhet një këngëtarë që mban koncerte thuajse çdo ditë.
Këtë herë ka qenë pikërisht këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha që ka përsuar probleme me kordat zanore, aq sa është detyruar të ndërpresë turneun e nisur me Marce Bassy.

Advertisement

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë këngëtarja, e cila ka postuar një foto në Instastory, ku shkruan: Jam shumë e hidhëruar t’ju lajmëroj që jam vënë në një regjim të rreptë vokali. Kështu që nuk do të jem për të performuar sonte në San Diego. Miku im Marce Bassy do të performojë siç ishte planifikuar duke mos e lëshuar “fortesën”.  Ju premtoj që shumë shpejt do rikthehem fuqishëm.


Shpresojmë që Bebe të kthehet sa më shpejtë në skenë!