Rikthimi i Selena Gomez me dashurinë e saj të vjetër Justin Bieber ka sjellë shqetësime në famijen e saj.

Sipas raportimeve nëna e këngëtares, Mandy Teefey përfundoi në spital.

Advertisement

TMZ shkruan se Teefey, ka pasur nevojë për trajtim mjeksor kur kuptoi se vajza e saj është rikthyer me Justin.

Burimet tregojnë se Mandy ka pasur një debat të nxehtë me Selenën dhe është trodnitur kur kuptoi se lidhja ishte më serioze sesa dukej.

Mendohet se 25-vjeçarja i ka thënë nënës së saj, që ajo dhe Justin po bëjnë një terapi në çift.

Yjet e muzikës u lidhën së bashku në vitin 2011 dhe u ndanë në 2015, për tu rikthyer sërish së bashku pak muaj më parë.

Bashkimi i tyre erdhi pasi kënëgtarja iu nënshtrua transplantimit të veshkave në fshehtësi më parë këtë vit.

Çifti ka qenë pothuajse i pandashëm dhe kanë ndjekur rregullisht shërbimet e kishës së bashku.

Ishte raportuar më parë se 23-vjeçari po bënte gjithçka që ti dëshmonte familjes së Selenës se kishte ndryshuar.

“Justin është i vetëdijshëm se familja e Selenës nuk është e lumtur që ata janë të lidhur, mendojnë se ai i ka shkaktuar Selenës shumë pikëllim, ndërsa si shpreson se mund t’i provojë se ka ndryshuar,”-tha një burim.

Ndrësa një anëtar i familjes Selena tha: “Justin është një njeri i neveritshëm dhe kurrë nuk do të pranohet nga ne. Për sa kohë që Selena i flet atij, nuk është vetëm mungesë respekti për të gjithë njerëzit që e rrethojnë por edhe për veten e saj.”