Njeriu më i ndjekur në Instagram, këngëtarja Selena Gomez, ka njoftuar fansat se gjatë verës ajo nuk ka patur mundësi të lançojë këngën e re për arsye të një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Tashmë dihet se këngëtarja vuan nga një sëmundje autoimune ‘Lupus’, e cila i ka degraduar veshkën dhe për këtë arsye Selena njofton se pse kishte munguar për fansat. Selena sqaron se Francia me vullnet të saj ka qenë dhuruesja e veshkës.
Për ata që janë fansa të këngëtares, e dinë se Francia është një nga mikeshat më të ngushta të saj.
“E di se shumë fansa e kanë vërejtur që unë nuk kam qenë aktive gjatë verës dhe më kanë pyetur përse nuk kam promovuar këngët e mija, me të cilat jam krenare. E zbulova se duhet të bëjëa një transplant veshke për shkak të sëmundjes sime dhe jam shumë e lumtur që çdo gjë ka doli me sukses,” shkruan Selena ku sigurisht nuk lë pa falenderuar mikeshën e saj dhe gjithë stafin që u kujdes për të.