Pasditen e së hënës gjithçka shkonte mirë, derisa Selena dhe të gjithë mësuan se Insagram-i i saj është vjedhur.

Kjo, u kuptua menjëherë për shkak të fotove të postuara në llogarinë e këngëtares: foto nudo të Justin Bieber-it, të bëra në 2015-ën! (pic TMZ)

Advertisement

Dhe nëse dikush prej jush e ka harruar, ju kujtojmë se Selena dhe Justin kanë patur një lidhje relativisht të gjatë, që nga 2009 deri në 2011-ën, për tu kthyer dhe një herë për pak në 2014-ën.  E gjithë kjo e bën paksa si shumë të sikletshme situatën.

“Dikush ka vjedhur llogarinë e Instagram-it të Selena-s! Sa mungesë respekti. Njerëzit duhet seriozisht të rriten.  Lëreni të qetë ju lutem!”- shkruan e revoltuar një nga fanset e saj.

E ndërsa se dimë ç’mendim ka për këtë ylli i ‘Fetish’, e rëndësishme është se llogaria e saj momentalisht është si më parë!