Ndodh edhe kështu…
Selena Gomez mund të jetë aktore, aktiviste, këngëtare, ish-e dashura e Justin Bieber dhe The Weeknd, mbretëresha e Instagramit, një frymëzim për shumë vajza, por është gjithmonë dikush që nuk e pëlqen.
Rasti më i fundit është kjo vogëlushe që Selena vuri re rastësisht në rrugë dhe iu afrua ta përqafonte teksa ishte duke xhiruar klipin e saj më të fundit. Megjithatë nuk e priste reagimin e saj, e cila i plasi të qarit para syve të këngëtares në shenjë refuzimi. Mbase kur të rritet dhe pak do e kuptojë gabimin e madh që bëri (ose jo).
Selena u kthye nga turma, vendosi duart në fytyrë dhe bërtiti: “Nuk di çfarë të bëj!”
Nuk e dimë për ju, por kjo na bëri të qeshim me të madhe, dhe për më tepër Selena e kaloi me sportivitet.