Selena Gomez flet për herë të fundit për lidhjen me Justin Bieber

Selena Gomez edhe një herë po përpiqet të mbyllë kapitullin e jetës së saj për lidhjen me këngëtarin Justin Bieber.
Në një intervistë për revistën Refinery 29, 23-vjecarja ka folur për shumë cështje të tjera si ofendimet që i është dashur të përballojë, trajtimet me kemioterapi etj.
E pyetur për lidhjen e saj me Bieber ajo ka thënë se nuk mban inat.
“Jemi takuar me njëri-tjetrin. Unë gjithnjë i jap kuroja dhe jam krenare për rrugën e tij. Mendoj se njerëzit e bëjnë këtë cështje më tragjike nga sa ka qenë vërtetë. Në u rritëm bashkë. Të dy kemi bërë gabime. Kaq.”
Ndërkohë Gomez ka folur edhe për koleget Miley Cyrus dhe Demi Lovato, duke thënë se ato kanë kaluar nga aktore për filma për fëmijë në yje të Hollyëood-it, në mënyrën e tyre të vecantë.
“Cdo artiste femër duhet respektuar në zgjedhjet e saj dhe mënyrën se si zgjedh të shprehet, sepse do të thotë që kjo është ajo që dëshiron.”

Advertisement