Një nga violinistët më të talentuar dhe më të njohur të Shqipërisë, bën atë që shumë prej nesh as që do e shkonin nëpër mend dy herë…

Bëhet fjalë për Olen Çesari, i cili ka treguar gjatë një interviste me Rudina Magjistarin, një ndodhi në Itali, kur ishte duke pritur çmimin “Artisti i Vitit”.

Advertisement

Çesari tregoi se pasi ishte shqetësuar nga ulërimat e fansave poshtë dritares së hotelit, vuri re se në dhomën ngjitur ndodhej këngëtarja me famë botërore Selena Gomez. Pas një bisede të shkurtër mes tyre, këngëtarja e ka ftuar violinistin për një darkë, por ky i fundit e ka refuzuar duke i thënë se darka ishte e përfshirë në eventin ku do merrnin pjesë.

“…Shihja nga penxherja që kishte nja 1 mijë goca që ulërisnin dhe kur dal për të parë se çfarë ka ndodhur, pashë që komshia ime po ia bënte me dorë. I thashë që ajo ishte shkaktarja e kësaj rrëmuje. Ajo ngeli. Më pas më tha që do të më jepte një darkë për të ma shpërblyer shqetësimin, por unë I thashë që nuk ka gjë se darkën e kemi nga festivali dhe bëmë muhabete e gallata pastaj.”- është shprehur violinisti i njohur.

Ehh, vetëm artistët i bëjnë këto…