Selena e hedh pas krahëve dashurinë për Justin Biber

Pasi u ribashkuan tetorin e vitit të kaluar, pas një periudhe shkëputje, duket se sërish ata po kalojnë në të njëjtën situatë.

Selena Gomez dhe Justin Bieber i kanë dhënë njëri-tjetrit pak kohë, për të parë nëse lidhja e tyre mund të vijojë më tej. Por disa ditë më parë këngëtari Justin Bieber u fotografua nën shoqërinë e babait të tij, në një gjëndje të rënduar emocionale, ndërsa sot mediat kanë publikuar foto nga Selena.

Advertisement

Bukuroshja duket se po e kalon mirë ndarjen nga Justin, pasi në fotot e publikuara duket qartë se ajo po i kushton kohë vetes së saj. Selena shfaqet me një look totalisht ndryshe në Malibu.

Nën shoqërinë e mikeshës së saj, Selena shfaqet brune dhe me flokë të shkurtra.