Selena dhe Justin? Hailey Baldwin nuk duron dot më…

Shumë nga fansat dhe ndjekësit e këngëtarit Justin Bieber vijojnë të shkruajnë se martesa e tij me modelen Hailey Baldwin, ndodhi vetëm për inat të ish të dashurës së tij Selena Gomez dhe se ata duhet të kthehen bashkë.

Një fakt i ri që zgjoi sërish këto komenti ishte fakti se ndjekësit kanë aluduar se Bieber ka kërkuar performancën e Selena Gomez në “Coachella”.

Por ai e ka mohuar këtë fakt duke shkruar: “Doli pasi unë dhe gruaja ime po shihnim performancën time në ‘Coachella’. E saj filloi menjëherë pas meje sepse ka të bëjë me gjërat e ngjashme. Shumë mirë që ajo ishte në gjithashtu në Coachella, është mrekulli. Nuk kam asgjë për të fshehur, nuk e dija që ishte aty dhe nuk e mendova dy herë. Ende nuk kam asgjë për të fshehur,”-ka shkruar këngëtari.

Mirëpo këtë herë këto komente kanë bërë që të reagojë ashpër bashkëshortja e tij Hailey, e cila ka shkruar në një postim që më pas e ka fshirë: “

“Ju fëmijët e internetit duhet të mësoni realisht t’i lini gjërat pas. Jemi të rritur që kemi gjëra më të mira për të bërë sesa të harxhojmë kohën për të shpjeguar diçka vetëm që ju të ndaloni fantazitë tuaja deluzionale. Nuk do rri e ulur këtu dhe të lë përndjekësit obsesivë të më thonë mua për burrin tim. Nëse doni të flisni për burrin e dikujt, atëherë shkoni dhe gjeni tuajin. Natën e mirë!!!”- shkroi ajo.

Më pas ajo bëri një tjetër postim ku u shpreh: “Thjesht t’ju kujtoj diçka: askush nga ne nuk e ka zgjidhur këtë gjë që quhet jetë.”

Këtë e shoqëroi dhe më një shprehje dedikuar grave nga Amy Poehler:  “Gratë kritikohen vazhdimisht që janë shumë emocionale. A mund të na lejoni të jemi po aq të çrregullta, të paqëndrueshme dhe mediokre sa burrat? Duhet të jemi gjithnjë të duruara, speciale,të afta të përshtatemi?”,-ka përfunduar Hailey.

Kohët e fundit Bieber ka kaluar disa probleme me shëndetin mendor, ndërkohë që bashkëshortja e tij i ka qëndruar shumë pranë.

/Opinion.al/