Është zyrtare, zgjidhet artistja që do të hapë natën e madhe të “Billboard Music Awards”

Dy ditë më parë, Taylor Swift publikoi këngën e saj të re me titull “ME!” duke thyer rekordet si kënga e vetme në histori e cila numëroi 10 milionë klikime brenda dy orëve.

Ky sukses i jashtëzakonshëm, do ta ngjisë Swift në skenën e “Billboard Music Awards”! Është zyrtare tanimë që Taylor do të hapë natën e madhe të këtij eventi të rëndësishëm muzikor. Bashkë me të do të jetë edhe artisti Brendon Urie.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e eventit në rrjetet sociale.

1-5

Mbrëmja e madhe gala e “Billboard Music Aqards” do të transmetohet live më 1 maj dhe jemi të sigurtë që Taylor do të elektrizojë skenën.

/News31/