Kjo nuk është hera e parë që bën të njëjtën gjë…
Një nga trashëgimtaret e Top Channel, Sara Hoxha, feston sot ditëlindjen e saj të 22-të.
Mesa duket, edhe këtë vit, motra e Lori Hoxhës, preferon ta festojë ditëlindjen sa më thjeshtë, në shtëpinë e saj së bashku me familjen.
Me një tortë prej petullash zbukuruar me çokollate dhe luleshtrydhe, Sara shkruan “Kjo ditë nuk mund të ishte më e ëmbël”, në foton e saj në Instagram.
Ndërkohë që herët e tjera ditëlindja e saj kthehej në një lajm publik, këtë herë Sara është mjaftuar me një urim të ëmbël nga motra e saj Lori e cila i shkruan:
Falenderoj Zotin që në këtë ditë zgjodhi të lindje ti sepse nuk e di si do ta kaloja jetën time pa ty. Ti i bën jetët tona edhe më të mira. Të dua shumë’.
E ku ka më bukur? Edhe 100 Sara!