Samsung zbuloi sot versionin Galaxy A9 për vitin 2018, i pari smartfon në botë që ka kamera me katër lente.
Telefoni supozohet të jetë i nivelit mesatar, por megjithatë, ai vjen me ekran 6.3 inch, amoled, dhe me rezolucion tepër të lartë, 2220×1080.
Përveç kësaj, procesorin e ka Snapdragon 660 dhe kartën grafike GPU Adreno 512.
Memoria e brendshme është 128 GB, që mund të zgjerohet në 512, me kartë memorieje, ndërsa variantet e RAM-it janë 6GB dhe 8GB.
Bateria është 3800 mAh dhe porta e karikimit është USB Type-C.
Pjesa e veçantë është kamera 24 MP, e cila ka katër lente, për herë të parë në një telefon Samsung. Kjo mundëson zoom optik x2 dhe sensor thellësie 5MP. Kamera e selfie-s vjen me 8MP, me fushë shikimi ultra-të gjerë.
Por çmimi nuk duket dhe aq mesatar, pasi do të shitet për 600 euro.