Bradley Cooper dhe Irina Shayk, probleme në çift?

Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk, pak muaj më parë janë bërë prindër të një vajze të quajtur Lea.

Në rrjetet sociale duket se ata janë një çift shumë i lumtur, por në fakt gjërat nuk qenkan kështu.

Page Six raporton se diferencat që ekzistojnë mes aktorit 43-vjeçar dhe modeles 32-vjeçare, tashmë kanë filluar të ndihen dhe të ndikojnë në lidhjen e tyre.

“Ai nuk pi pije alkoolike dhe po ndjek një regjim spiritual, ndërsa ajo do që të dalë”.

Ndërkohë një tjetër burim pohon se çifti janë dukur shumë të largët në një festë në New York, përveç se ata nuk dukeshin të lumtur e pothuajse nuk flisnin fare.