Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë një ndër çiftet hollywood-iane më të dashura për publikun, shpesh pasi “tallen keq” me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Sigurisht nuk mungojnë as puthjet dhe përkëdheljet, flasin gjithmonë për dashurinë e tyre në publik dhe shkojnë shumë bashkë, padyshim.
Megjithatë, kohët e fundit në rrjetet sociale shkruhej se dyshja po haste pengesa dhe nuk po kalonte më kohë bashkë dhe rrjedhimisht ishin në mes të një krize martesore…
Reynolds ka hedhur poshtë gjithçka me shumë pak fjalë dhe humor, sigurisht.
Aktori 41-vjeçar publikoi thashethemin ‘Ryan Reynolds dhe Blake Lively nuk po kalojnë kohë bashkë dhe e sqaroi:
“Sa do doja. Më duhet të kaloj pak kohë me veten.”
Për të gjithë ju që s’e kuptuat sensin e tij të humorit, ajo që Ryan po përpiqet të thotë është se kalon aq shumë kohë me të shoqen, sa do donte të rrinte pak më shumë vetëm.
6 vite bashkë, dy fëmijë më vonë, dashuria mes dy aktorëve vazhdon të jetë po aq e fortë sa në fillim.