Rusi 2018: Sot në mbrëmje fqinjët dhe rivalët përballë njëri-tjetrit

Dita e dytë e Botërorit të Rusisë ka rezervuar superndeshjen mes Spanjës dhe Portugalisë që do të luhet në orën 20:00, dy ekipe që kanë nuk i kanë kaluar pa probleme ditët e tyre të para në Rusi.

Përfaqësueset iberike janë vënë përballë njëra-tjetrës në fazën finale të një botërori vetëm 1 herë në 2010 me Spanjën që fitoi falë golit të David Villës.

Advertisement

Por Portugalia do të kërkojë që të bëhet skuadra e katërt që fiton dopietën evropian-Botëror, dhe kjo e Rusisë është pjesëmarrja e 7 në Kupën e Botës në historinë e saj. Më mirë ka bërë Spanja që luan botërorin e saj të 15 dhe të 11 radhazi.

Ylli i kësaj sfide padyshim është Cristiano Ronaldo që në kualifikuese shënoi 15 gola e dha 3 assist, por Spanja ka rezultuar mace e zezë për të pasi në 340 minuta lojë kundër ‘La Rojas’, nuk ka shënuar asnjë gol. Fernando Santos do të besojë pikërisht te ylli i Realit të Madridit, Andre Silves dhe Joao Marios për t’i bërë dëm Spanjës që vjen në këtë përballje pas asaj që u konsiderua si ‘Tërmeti i Krasnodarit’ pas shkarkimit të Lopeteguit dy ditë më parë, ndërkohë që drejtimi i skuadrës i takoi Fernando Hierros. Ky i fundit do të kundërpërgjigjet me Diego Costën si pikë referimi në sulm i mbështetur nga Asensio, Isco, Thiago, Koke dhe Iniesta./TCH/