Rozana Radi ka më shumë se një urim për veten… (Foto)

Këngëtarja, aktorja, autorja, moderatorja (dhe lista vazhdon…), Rozana Radi feston sot ditën e lindjes.

Ndonëse për të urimet ishin të panumurta nga miq, të afërm dhe ata më pak të njohur për të, por që me siguri ju ka përcjellë emocione, më i rëndësishmi ishte urimi i saj për veten. Më shumë se një urim, ndodh që me kalimin e viteve fillon të reflektosh më shumë për veten, si ta përmirësosh, formosh atë…

Pikërisht i tillë është dhe gjithë ky shkrim i saj, që na bëri të reflektojmë edhe ne, e deri diku të gjenim vetveten në rreshtat e saj.

“Uroj që vitet që kalojnë të mos ma largojnë asnjëherë buzëqeshjen vizatuar në fytyrë. Këtë buzëqeshje që spontanisht shpërthen në portretin tim kur kujtoj që gjërat e thjeshta, më lumturojnë më shumë. Uroj që të jetoj gjithmonë me emocione! Uroj që një ditë të bëhem qytetare e botës. Uroj që të mos e humbas kurrë shpirtin tim të iniciativës. Uroj që të kem zë , zë atëherë kur më duhet më tepër se kurrë. Sepse nuk kemi lindur për të ndejtur ulur, kemi detyrën që të ngrihemi e ta lëmë lirinë të marrë formë nëpërmjet xhesteve tona. Uroj që të kem kurajo. Uroj që ta jetoj në çdo moment jetën time me të gjitha zhgënjimet, gabimet e gëzimet, ta shijoj në çdo qelizë dhe të kem gjithmonë një palë këpucë me taka përpara të cilat të më kujtojnë që mund të arrij gjithmonë aty ku dua. Uroj të kujtohem gjithmonë të vë vehten time në vend të parë, sepse ta vendosësh vehten në vend të parë është pozicioni më i mirë i lumturisë dhe i dinjitetit e nuk do të lejojë askënd të ma ndryshojë këtë mendim as për një palë “këpucë Louboutin”. Uroj të mos e braktis kurrë fëmijën brenda meje, të njëjtin fëmijë që shumë vite më parë shikohej në pasqyrë e veshur me një fund tutu rozë me dëshirën e madhe për tu rritur, ja tek jam po ajo vajza e vogël që sot ulet përpara një kompjuteri dhe i transformon kujtimet e saj në fjalë. Uroj që të kem shumë kohë. Për të lexuar një libër ndërkohë që jashtë bie shi dhe unë arratisem poshtë kuvertës së krevatit, kohë për të dëgjuar Minen, Celentanon Michael Bublè duke ëndërruar një kërcim me tim atë, të mbyll sytë e të shëndrrohem në një spektatore të jetës sime, të blej një apartament në jug të Italisë, të pi një kafe me time motër, të zhytem në vaskën me qirinj të ndezur anash, të kultivoj pasionet e mia, të konsumoj çokollata shtrirë në divanin e kuzhinës time duke ndjekur komedi Amerikane. Uroj që të gjej lumturinë! Në një përqafim, në dy sy që më shikojnë dhe shkëlqejnë, në një mesazh, në një frazë, në një kujtim në një surprizë të thjeshtë. Uroj që fëmijët e mi nesër të më duan po aq shumë sa i dua unë prindërit e mi dhe pse vite pa i parë”!, shkruan ajo.

Uroj qe vitet qe kalojne te mos ma largojne asnjehere buzeqeshjen vizatuar ne fytyre. Kete buzeqeshje qe spontanisht shperthen ne portretin tim kur kujtoj qe gjerat e thjeshta, me lumturojne me shume. Uroj qe te jetoj gjithmone me emocione! Uroj qe nje dite te behem qytetare e botes. Uroj qe te mos e humbas kurre shpirtin tim te inisjatives. Uroj qe te kem ze , ze atehere kur me duhet me teper se kurre. Sepse nuk kemi lindur per te ndejtur ulur,kemi deryren qe te ngrihemi e ta leme lirine te marri forme nepermjet xhesteve tona. Uroj qe te kem kurajo. Uroj qe ta jetoj ne cdo moment jeten time me te gjitha zhgenjimet, gabimet e gezimet , ta shijoj ne cdo qelize dhe te kem gjithmone nje pale kepuce me taka perpara te cilat te me kujtojne qe mund te arrij gjithmone aty ku dua. Uroj te kujtohem gjithmone te ve vehten time ne vend te pare, sepse ta vendosesh vehten ne vend te pare eshte pozicioni me I mire I lumturise dhe i dinjitetit e nuk do te lejoje askend te ma ndryshoj kete mendim as per nje pale “kepuc Louboutin.” Uroj te mos e braktis kurre femijen brenda meje, te njejten femij qe shume vite me pare shikohej ne pasqyre e veshur me nje fund tutu roze me deshire e madhe per tu rritur,ja tek jam po ajo vajza e vogel qe sot ulet perpara nje kompiuteri dhe I transformon kujtimet e saje ne fjale. Uroj qe te kem shume kohe.Per te lexuar nje liber nderkohe qe jashte bie shi dhe une arratisem poshte kuvertes se krevatit, kohe per te degjuar Minen , Celentanon Michael Bublè duke enderruar nje kercim me tim ate, te mbyll syte e te shenderrohem ne nje spektatore te jetes sime, te blej nje apartament ne jug te Italise, te pi nje kafe me time moter , te zhyten ne vasken me qirinj te ndezur anash, te kultivoj pasjonet e mia, te konsumoj cokollata shtrire ne divanin e guzhines time duke ndjekur komedi Amerikane. Uroj qe te gjej lumturine ! Ne nje perqafim, ne dy sy qe me shikojne dhe shkelqejne, ne nje mesazh,ne nje fraze, ne nje kujtim ne nje surpriz te theshte. Uroj qe femijet e mi neser te me duan po aq shume sa i dua une prinderit e mi dhe pse vite pa i pare!

A post shared by ACTOR/SINGER/HOST/AUTHOR/ (@rozana_radi) on

Urimet më të mira Rozi…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -