Ronela Hajati tregon gjithë peripecitë që ka kaluar për klipin “Maje Men” (Foto)

Ronela Hajati ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të fundit “Maje Men” së bashku me një super klip.

Advertisement

Dihet se një klip i mirë i shton padyshim vlerën këngës ndaj në përgjithësi këngëtarët kujdesen që këngët e tyre më të veçanta t’i shoqërojnë edhe me video.
E ftuar sot tek emisioni i pasdites në Tv Klan me Rudina Magjistarin, këngëtarja rrëfeu gjithë peripecitë që ka kaluar gjatë xhirimeve.

Para marsh! #majemen Link on my bio…. ? new song out ?

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

 Përveç videove të shkurtra që ka ndarë në Instagramin e saj nga xhirimet e klipit, Ronela tregoi se: “Brirët peshonin diku tek 5 kg dhe nuk mundja dot t’i mbaja në kokë. Kanë qenë një tmerr i vërtetë. Rrethi që i fiksonte rreth kokës duhej të shtrëngohej shumë që të mos lëvizte. Ditën tjetër e kam patur qafën e nxirë dhe mezi lëvizja”.

 Klipi është realizuar tek Liqeni dhe koncepti është ai i një fisi tribu, kyretarja e së cilit është vetë Ronela e që jeton jashtë normalitetit dhe teknologjisë. Ky fis ka si pre të radhës një djalosh që eksploron me një aparat fotografik në dorë.

HAHAHAHAHAHAHHAHAHHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHA @talelliproduction @gertikoxhja ??????

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

“Realizuam një mini-skenë, por ishte shumë vështirë. Kishte ujë dhe baltë pafund. Mbi të gjitha ka qenë super ftohtë, sepse ishte ora 5 e mëngjesit dhe temperaturat ishin të ulëta, gati po ngrinim”, shtoi Ronela.