Ronaldo e quan Oltën “bullizuese”…

Disa ditë më parë, Olta bëri një koment për Ronaldon në “DWTS”. Pas performancës së tij, Olta i tha Ronaldos që s’e mban dot balerinën, sepse hëngri një sanduiç.

Ronaldo, edhe pse me vonesë, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke postuar një video nga “BBVA 2”, me mbishkrimin: “Olta, kjo grua bullizuese, e cila ka fobi nga njerëzit që e duan, e dashurojnë ushqimin dhe që kanë ca kg të tepërta!”.

Advertisement

Në video shfaqet momenti nga “DWTS” dhe komenti i Oltës në shtëpinë e famshme, që thoshte se ushqimi është shumë i rëndësishëm për Ronaldon. Ai e quajti tallje komentin e saj.

Reagimi vjen pasi Olta i tha konkurrentit: “Unë të pashë qëparë, një orë para, e hëngre sanduiçin”, duke treguar edhe përmasat e sanduiçit, “Ja, kaq sanduiçi”. Ajo u shpreh se konkurrenti nuk e mban dot balerinën. Anëtarja e jurisë i sugjeroi Frenkit, balerinës, të mendohet 2 herë para se t’i besojë Ronaldos, duke nënkuptuar se ai mund ta rrëzojë në skenë.

“Shiko, vajzë e dashur, ti ha bukë me ato këmbë. Pyete veten mirë para se të bësh një padieshkë me Ronaldon, se do të të lëshojë këtu dhe s’të ndihmojë dot pastaj”, tha ajo.

“DWTS” ka vijuar me disa polemika.