Rolling Stone prezanton albumin e ri!

Grupi legjendar Rolling Stones ka mbajtur një festë private ku ka prezantuar albumin e tyre të fundit pas 18 vitesh pauzë.

Advertisement

Rolling Stones, në dekadën e tyre të shtatë si një grup rock ‘n roll performuan këngë të reja si dhe këngë të njohura të vjetra.

Ndryshe nga herët e tjera kur prezantimet e albumeve të mëparshme u shoqëruan me bujë të madhe këtë herë prezantimi i këtij albumi u bë në një mënyrë shumë private.

E pranishme në ketë festë ishte këngëtarja Lady Gaga ndërsa në këtë album të ri do të ketë edhe zërat e artistëve të nohur si Stevie Wonder, Paul McCartney dhe Elton John.

Albumi Hackney Diamonds, i cili u publikua të premten, është albumi i 31-të në studio i Rolling Stones dhe i pari pa anëtarin e ndjerë të grupit, Charlie Watts.

Charlie ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare në Gusht 2021, i rrethuar nga familja e tij disa javë pasi u tërhoq nga turneu në SHBA për t’u rikuperuar nga një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.