“Romeo i Riminit” vdes teksa kryente marrëdhënie me partneren e 6001-të

Playboy italian, Maurizio Zanfanti, u nda nga jeta papritur në moshën 63-vjeçare.

“Romeo i Riminit” ndërroi jetë teksa po kryente marrëdhënie seksuale me një turiste 23–vjeçare dhe thuhet se gjatë kësaj kohe ai ka pësuar atak kardiak në zemër.

Advertisement

Zanfanti, i cili ka fjetur me 6000 gra në jetën e tij, nisi si një promotor i klubeve të natës në qytetin e Riminit që në vitet 1970, kur ishte 17 vjeç. Duke punuar në ato klube, kryesisht në një klub të quajtur Blow Up, ai bisedonte dhe hynte në muhabet me gratë për tu mbushur mendjen të futeshin brenda e më pas i joshte, duke i çuar në shtrat me dëshirën e tyre.

Në një intervistë të vitit 2015, ai ka thënë: “Mendoj se e kam promovuar Riminin aq mirë sa 100 agjenci nuk do e bënin dot”. Gjatë muajve të dimrit ai punonte për agjencitë turistike në Skandinavi dhe u bë aq i njohur sa u ngrit një statujë prej dylli në një qytet suedez.