Roli që dua!

Aktorja britanike do të jetë një grua e fortë nga të gjitha anët, pasi do të interpretojë superheroinën Mrs. Marvel në pjesën e dytë të filmit “The Avengers”. Filmi “Hakmarrësit 2” do të nisë xhirimet në vitin e ardhshëm. Pjesë e tij do të jenë sërish aktorët Scarlett Johansson, Robert Downey Jr dhe Chris Hemsworth të cilët do të interpretojnë respektivisht Vejushën e Zezë, Njeriun e Hekurt dhe Thor-in. “Hakmarrësit” është një nga filmat që ka grumbulluar më shumë para në historinë e kinematografisë botërore, më shumë se 500 milionë dollarë në box-office. Emily Blunt është bërë e famshme në Hollywood me filmin “The Devil Wears Prada”.

Advertisement