JLo bën tifo

Këngëtarja, e cila është duke zhvilluar një turne në Europë nuk ka humbur rastin të shohë dhe ndeshjen midis Realit dhe Barcelonës në kampionatin spanjoll të futbollit. 43-vjeçarja e shoqëruar dhe nga i dashuri i saj është fotografuar me fanellën e Real Madridit. Por edhe futbollisti i Real Madrid, Sergio Ramos, ka publikuar në Twitter një foto me këngëtaren Jennifer Lopez, e veshur me bluzën e ekipit madrilen. Këngëtarja ndodhej në Madrid për koncertin e radhës dhe përfitoi nga qëndrimi në Spanjë për të udhëtuar edhe në Barcelonë ku ndoqi klasiken Barça-Real. Sergio Ramos nuk ishte në koncertin e JLo, por nuk humbi rastin për të pozuar me të kur u kthye në kryeqytetin spanjoll pas ndeshjes.

Advertisement