Martohet Jack

Ylli i njohur i reality show është larguar të dielën e kaluar drejt Hawaii dhe kjo ka mjaftuar që të fillojnë të qarkullojnë fjalët rreth një martese të mundshme. Por lajmi u zyrtarizua kur Osbourne shkroi në faqen e tij të Twitter: “Ne shkuam drej Hawaiit për të festuar 60 vjetorin e nënës time Sharon, por ajo ditëlindje përfundoi me martesën time”. Në dasëm ishin të ftuar vetëm 48 persona, çka konfirmon një dasëm shumë sekrete. Kelly, motra e dhëndrit, ishte një nga shoqërueset e nuses. Fotot e ceremonisë më pas iu shitën revistës Hello!, të njëjtës revistë me të cilën Jack bashkëpunoi disa muaj më parë, kur konfirmoi lajmin e sëmundjes së tij.

Advertisement